Matura, provimi i lëndëve me zgjedhje

42 mijë maturantë po japin dijet e tyre të 4 viteve në provimin e lëndëve me zgjedhje. Provimi nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 14:00. Këtë herë testi do jetë ndryshe pasi në 4 orë do jepen dy provimet e lëndëve me zgjedhje, që maturantë i kanë përgjedhur kur kanë plotësuar formularin A1.
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj në një prononcim për "Ora News" nga Korça, pohoi se procesi ka nisur normalisht dhe deri tani gjithçka ka shkuar pa asnjë problem. Ministri Tafaj uroi gjimnazistët për studimet universitare. "Sot për ne është një moment shumë i rëdësishëm sepse kurorëzohet puna e 4 viteve të shkollës së mesme dhe ne duam të garantojmë një proces me integritet", tha ai.
Zoti Tafaj pohoi se duke parë rezultatet e provimit të parë të maturës tregohet se ka rritje të cilësisë.
Nga lidhjet e "Ora News" në shkollat "Partizani", "çajupi", shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" dhe shkolla "Partizani" vihet re se procesi për provimin po ecën normalisht.
Korrespodentët e "Ora News" njoftojnë se edhe në Durrës e Vlorë maturantët janë ulur para provimit dhe gjatë këtij procesi nuk është shënuar asnjë problem.