E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do të kërkojmë ngrirjen e qirave dhe subvencionimin e tyre për studentët

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se vetëm goditja me zero tolerancë e krimit të organizuar është përgjigjja më e mirë për garantimin e jetës së turistëve dhe shqiptarëve në Shqipëri.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se PD synon të krijojë një agjenci kombëtare të posaçme dhe të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do të  konfiskohen.

I pyetur nëse situata e zjarreve në vend ka lidhje me “Paketën e Maleve”, Berisha tha se “aty ku ka zë, nuk është pa gjë”.

“Kjo është organizatë kriminale, nuk është qeveri. Dhe u garantoj se në funksion të politikave të saj të diktuara nga organizatat kriminale është e aftë të ndërmarrë çdo akt.
Dhe aty ky ka zë, nuk është pa gjë thotë populli”, theksoi ai.

Berisha foli po ashtu edhe për ambasadorin e ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt.

“Me ato që unë kam lexuar, kam mendim shumë pozitiv. Një njeri me një eksperiencë të gjerë, pra mendimi im është tërësisht pozitiv. Natyrisht, siç kam thënë unë do të shkoj në SHBA më së shumti me rastin e ndonjë konference dhe do t’ju njoftoj”, theksoi ai.

Berisha u ndal edhe te problematikat e strehimit dhe qirave të larta në Tiranë, duke u fokusuar te zgjidhjet që synohet të ofrohen për studentët.

“Është e domosdoshme të subvencionohen qiratë e studentëve. Qiratë në Tiranë janë të dytat më të lartat në Evropë. Dhe janë të papërballueshme. Këto qira janë një levë për shpopullimin e Shqipërisë, sepse kur të rinjtë nuk gjejnë mundësi sistemi, nuk gjejnë mundësi të ndjekin universitetin, marrin rrugët e botës. Dhe, kjo ndërhyrje është e domosdoshme”, shtoi ai.

/m.m/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›