E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dorëzimi i Pyetësorit, momenti i një fillimi të ri

Bruksel, 14 prill, NOA Më shumë se 1200 ekspertë vendas dhe dhjetëra të huaj kanë prezantuar me anë të përgjigjeve të Pyetësorit, gjithçka që politika shqiptare ka bërë në vitet e fundit, gjithë universin e reformave të saj duke synuar integrimin evropian.

Me këto fjalë, kryeministri Berisha i është drejtuar komisionerit evropian për Zgjerim, Stefan Fule, gjatë një konference për shtyp, pasi i ka dorëzuar atij dokumentin e përgjigjeve të Pyetësorit me mbi 2800 pyetje drejtuar qeverisë shqiptare.

Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ndryshuar kaq shumë sa Shqipëria vitet e fundit, ndërsa sot kemi sjellë këto përgjigje me shpresën për një përgjigje sa më pozitive nga ana e Komisionit Evropian, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Sipas Berishës, ky është momenti i nisjes së një sfide të re e fillimi të ri, dhe jam i sigurt se në muajt që do të vijnë ne do bëjmë çdo gjë është e mundur që të marrim përgjigje pozitive për çka kemi bërë deri tani nga strukturat evropiane.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›