E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Duhet të presim rezultatin nga KQZ-ja

Kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat i bëri thirrje të dyja partive politike që të presin rezultatin perfundimtar ndërsa vendimtare do të jepet nga KQZ-ja.
 

“Të gjithë qytetarët, simpatizantët, numëruesit, komisionerët dhe të gjitha partive politike duhet të tregojnë civilitet dhe të presin rezultatin përfundimtar, pasi përfundimi i rezultatit ende nuk është konfirmuar”. Kjo ka qënë thirrja e dhënë nga kryeministri Sali Berisha, vetëm pak minuta pas numërimit të kutisë më të fundit, në KZAZ-në nr. 49 në njësinë nr.5.
 

“Numëri i cili u ndoq me interesin me maksimal ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme. Sipas database të PD-së, Basha është fitimtar me pak vota, sipas database të selisë rozë z. Rama është fitimtar me pak vota. Unë dua të bëj një thirrje më vëllazërore, të gjithë qytetarëve, anetare militantëve të PD-së, por të gjithe forcat e partive politike të presin, pasi duhet të presim finalizimin nga KQZ-ja” tha më tej kryeministri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›