Wollfarth: Në vend ka fituar demokracia!

Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth, në një intervistë ekskluzive për “Ora News”, deklaroi se në këtë garë të fortë për kryetar Bashkie ka fituar demokracia, sikundër është bërë një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Ndërsa palët politike ende pretendojnë për një fitore të mundshme, ambasadori Wollfatth vuri në dukje se kjo ishte një garë shumë e fuqishme, duke e cilësuar me rrahje të forta zemre, ndërsa numërimi ishte i rëndësishëm për demokracinë.
“Jam i lumtur që përfundoi numërimi. Raporti final do të dalë nga OSBE/ODIHR. Kjo ishte një garë me rrahje të forta zemre. Gjithmonë kam menduar dhe mbështetur kandidatët, pasi ishte një garë me puls të fortë zemre. Në fakt është e rëndësishme jo vetëm diferenca e vogël, por cdo votë numërohej dhe kjo ishte e rëndësishme per demokracinë. Ishte mbresëlënëse, një garë që të bënte zemra të rrihte fortë, megjithëse përgëzoj të dy forcat politike”
I pyetur se kush është fituesi dhe humbësi dhe se si do të menaxhohet kjo situatë, ambasadori ju përgjigj me mjaftë thjeshtësi duke cituar:
“Demokracia ka fituar. Është bërë një hap i rëndësishëm për një hap më të mirë të zhvillimit të qytetit dhe të fshatrave dhe një hap pozitiv për zgjedhjet e ardhshme ndërkombëtare”
Në një intervistë live për “Ora News” nga qyteti i Vlores, Wollfath theksoi se nuk ka fitues dhe humbës, ndërsa vota e qytetarit është numëruar mjaftë saktë, duke vlerësuar kësisoj vullnetin e tyre.
Më tej ambasadori Wollfarth ka theksuar se së bashku me kolegët e tij, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së kanë punuar shumë për këtë proces, pasi vota e qytetarëve është mjaft e rëndësishme.
Ambasadori Wollfath përshëndeti në të njëjtën kohë të gjithë punën e palodhur dhe transparente të RTV “Ora News”, e cila në kohë reale përcolli të gjithë numërimin e votave.
“Mbulimi që bëri RTV “Ora News”, në të gjithë procesin ishte fantastik”. Me nota realiste, ambasadori shtoi më tej se gjithcka ishte precize.