Berisha E vetmja rruge e opozites eshte vota kunder interesit te qytetareve
“Aleanca për qytetarin” prezanton kandidatin Beqir Arifi për kreun e Bashkisë së Pukës. I pranishëm Kryeministri, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryeministri pasi iu ka uruar gëzuar Pashkët, i ka falënderuar banorët e Pukës për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike. “Puka do jetë suksesshme me Beqir Arifin dhe ne do vijmë me investime të tjera. Mbi 20 milionë dollarë janë investuar në Pukë.”, tha Berisha.
Ndërsa shtoi se gjatë katër viteve që vijnë do të gjashtëfishojmë investimet në Pukë dhe do të ndërtohen rrugët që lidhin çdo komunë . Kryeministri Sali Berisha tha se Puka do të kthehet një ndër destinacionet e turizmit.
“Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një rrugë më mundime e sakrifica. Por ne e shohim njëri-tjetrin në sy dhe kuptojmë se jemi njerëz të suksesit. Sepse në rrethana të vështira ja arritëm ta vendosim Shqipërinë në Aleancën e Atlantikut. Ne jemi njerëz të suksesshëm, sepse deri dje të shkëputur nga bota, sot lëvizin pa viza në gjithë Europën. Këtë vit Shqipëria u shpall e bukura e dheut, destinacion kryesor i turizmit. Së bashku ja dolëm që ekonominë shqiptare që ekonominë shqiptare ta vendosim në krye të rritjes ekonomike. Ja dolëm të luftojmë varfërinë”, deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri nënvizoi se alternativa jonë në krye ka individin dhe shtoi se reformat e qeverisë janë realizuar nga mbështetja juaj.
Më pas ai iu referua sloganit të opozitës “E vetmja rrugë. “Të dashur miq, kjo rruga e vetme, është marrë nga e etërit e tyre. Por ka një domethënie, që të votojë kundër interesave tuaja, kundër rrogave tuaja, kundër vizave, kundër rrugës së kombit, për të futur vizat tuaja në kuti, të votojë kundër faljes së detyrimeve të energjisë dhe ujit, për shtresat në nevojë. Ai ka një synim duke iu bllokuar ju, të realizojë ëndrrën e tij, për karrigen e kryeministrit. Ai ka bindjen se duke ju bllokuar ju, të mbajë çelsin e artë të Bashkisë së Tiranës dhe të mbajë peshkun e artë të kreut të PS-së. Kjo është njëra anë e kësaj rruge, tjera është ajo e shpifjeve”, tha Kryeministri Berisha.