Bujar Nishani emërohet ministër i brendshëm
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot dekretin e presidentit Bamir Topi për emërimin e Bujar Nishanit në krye të ministrisë së brendshme.
Kuvendi votoi me 73 vota pro për emërimin e Nishanit ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë së votim.
Para zgjedhjeve parlamentare të 2009 Bujar Nishani ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm, ndërsa me riformatimin e qeverisë, ai u emërua në krye të ministrisë së drejtësisë duke e marrë këtë post Lulzim Basha, i cili e mbajti deri në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.
Ministria e Brendshme është e vetmja që kryeministri Berisha ka zgjedhur të emërojë ministrin duke lënë me drejtimin në nivel zv.ministrash dy ministritë e tjera, atë të Drejtësisë dhe të Kulturës, ku mendohet se ndryshimet e tjera do bëhen pas zgjedhjeve.
Gjithashtu Kuvendi ka rrëzuar me 73 vota pro dekretin e presidentit Topi për disa ndryshime në ligjin për akcizën.