E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Elbasani si Europa, Shqipëria si Europa

Partia Demokratike kremton 20 vjetorin e krijimit te saj në qytetin e Elbasanit. Pas demonstratave te studenteve te Dhjetor 90-es te cilat sollen lirine e shume pritur per te gjithe shqiptaret, kryeministri Berisha, i pranishëm në këtë ceremoni, uroi të gjithë simpatizantët me anë të një mesazhi, për të gjithë ata që luftuan për demokracinë.
 

“Gëzuar 20 vjetorin, ditëlindjen e lirive dhe të drejtave tuaja njerëzore, themelimin e pluralizmit politik në Elbasan, themelimin e demokracisë. Sot pas 20 vitesh, burrat dhe gratë që 20 vjet më parë, themeluan pluralizmin politik, partinë demokratike, duhet të ndihen më krenarë se kurrë, më mirënjohës, më të vlerësuar ndaj guximit, që dëshmuan 20 vite më parë”.
 

Duke bërë një bilanc, për arritjet gjatë 20 viteve, Berisha theksoi vendosmërinë për të ecur përpara dhe për të luftuar për arritje të mëtejshme.
“Ne themeluam PD-në në kohën e monizmit më totalitar. Ne sot duhet të ndihemi krenar sepse në këto 20 vite rikthyem vlerat hyjore të shoqërisë, ne rikthyem besim tek zoti, tek profeti, tek e ardhmja”.
 

Elbasani si Europa, Shqipëria si Europa. Nën këtë moto, kryministri theksoi arritjet, suksesin dhe pas Vitit të Ri, ku shqiptarët festuan si europianë të vërtetë përsa i takon lëvizjes.
“Vizituat njerëzit tuaj pa viza, më të denjë se kurrë më parë.Sot duhet të ndjehemi më krenarë, sepse ky vend, i ka mbijetuar krizës në saj, ne saje të reformave të shkëlqyera të ndërmarra gjatë këtyre viteve”.
 

Nga “Pallati i Sportit” në Elbasan, kryeministri theksoi se objektivat kryesore të qeverisë mbetej infrastruktura, ndonëse Shqipëria u shpall nga agjensitë nderkombetare, si më e “Bukura e Dheut”, për potencialin e saj turistik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›