E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Korce viktima kishte borxhe

Borxhet e bixhozit duket se i kane kushtuar jeten tregtarit nga Korca i cili u gjet i ekzekutuar ne banesen e tij ne vendin e quajtur Trekendeshi dy dite me pare.

Policia e Korces tha se ka shoqeruar 20 persona per hetime ne lidhje me vrasjen e tregtarit Marsel Grabocka 37 vjec i cili mbremjen e se merkures u qellua me arme zjarri prane baneses se tij. Burime nga policia e Korces kane bere me dije se ka qene nje plumb ne koke dhe dy goditje me arme ne gjoks te cilat i kane marre jeten keto rezultate kane dale sipas autopsise. Policia tha se kjo vrasje ka qene e paramenduar. Ajo arrin ne kete perfundim pas hetimeve te para pasi Grabocka ka pasur konflikte me disa persona ku nje pjese te mire ai u detyrohej shuma te medha parash. Sipas deshmitareve te marre ne pyetje 37 vjecari frekuentonte lojerat e fatit dhe kishte borxhe te pa kthyera. Deri me tani burime nga policia e Korces bejne me dije se nuk e kane gjetur akoma autorin e ngjarjes megjithate ata shprehen se jane ne pisten e duhur per te bere identifikimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›