Berisha Evropa blu është e sotmja dhe e ardhmja e qytetarëve
Kryeministri Berisha ka përshëndetur fitoren e koalicionit të partive të qendrës së djathtë, aleate të PD-së, në çeki. Kryeministri Berisha e vlerëson këtë fitore si një dëshmi dhe besim të madh të qytetarëve çekë dhe të mbarë Evropës në vlerat e qendrës së djathtë.
"Kjo fitore e thellë që rikonfirmon në pushtet qendrën e djathtë në çeki, është dëshmia më e sigurt dhe besimi më i madh që qytetarët e çekisë kanë tek partitë e koalicionit të qendrës së djathë, tek platforma e tyre, për të luftuar me sukses krizën ekonomike"-është shprehur Berisha.
Sipas tij fitorja e qendrës së djathtë më çeki, vijon me fitore të tjera të mëdha të partive të qendrës së djathtë, si ajo në Britaninë e Madhe apo në Hungari, në një hark të shkurtër kohor.
"Këto fitore, faktojnë se Evropa blu është e sotmja dhe e ardhmja më e mirë për qytetarët e saj. Fitoret e partive aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë, gjithashtu, një inkurajim i madh dhe mbështetje për qeverinë e Partisë Demokratike, për të ecur e sigurt në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian"- shprehet kryeministri.