E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: IS, apel qeverisë për transparencë

Internacionalja Socialiste shprehu qëndrimin e saj se në Shqipëri demokracia duhet të riafirmohet dhe i ka bërë apel qeverisë të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

Kështu është shprehur deputetja e PS-së Arta Dade në një konferencë për shtyp duke iu referuar rezolutës së Internacionales Socialiste të publikuar ditën e djeshme në mbledhjen e zhvilluar në Tiranë.

"Edhe njëherë Internacionalja Socilasite rikonfirmoi qëndrimin e saj se në Shqipëri demokracia është e domosdoshme të riafirmohet dhe i bëri thirrje maxhorancës që të bëjë transparencën e zgjedhje" theksoi Dade.

Sipas saj IS-ja mbështeti PS-në në të gjitha hapat e saj të betejës për transparencën e zgjedhjeve dhe vlerësoi kurajon dhe pjekurinë e opozitës në të gjitha hapat që ka marrë.

"IS-ja është në krahë të Bashkimit Europian për përjekjet që ka bërë për tu kërkuar palëve të zgjidhin krizën e cila ka impaktin e vet në axhendën e integrimit europian të Shqipërisë" theksoi më tej Dade.

Ajo gjithashtu theksoi se IS-ja kërkon që në Shqipëri të ketë institucione legjitime të forta që të përballen me sfidat e vendit dhe sipas saj u vu theksi edhe në bashkëpunimin rajonal përpara samitit të Sarajevës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›