E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Feti Vogli ne altarin e lirise

TIRANEuml ndash Kryeministri Berisha i shprehu ngushellimet me te thella familjes se Kapiten Feti Voglit i cili ra ne krye te detyres ne Kandahar.
Ai sot ju mungon juve vellezerve te armeve me te cilet luftoi ne Kandahar Forcave tona te Armatosura dhe kombit qe e nisen ne kete mision te rendesishem paqeje. Vepra dhe kujtimi tij do te nderohet gjithmone. Shpirti i tij do te prehet ne altarin e lirise se kombit shqiptar dhe kombit afgan per te cilen flijoi jeten e tij shprehet Berisha ne mesazhin e tij.

Kryeministri Berisha gjithashtu ishte ne Ministrine e Mbrojtjes ku u informua nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami mbi ngjarjen dhe rrethanat ne te cilat Kapiten Vogli ra ne krye te detyres dhe nentetar Aleksander Peci u plagos rende si dhe reagimin e menjehershem e te vendosur te njesise luftarake te perbashket shqiptaro-amerikane ndaj sulmit te pabese.

Sipas deklarates se zyres se shtypit te kryeministrise kreu i qeverise i telefonoi Komandantit te Njesise Kolonel Behar Mara ku i shprehu atij dhe te gjithe efektivit ngushellimet per renien si burrat ne krye te detyres te Kapiten Voglit ne permbushje te nje misioni fisnik ne kuadrin e Forcave te Aleances se Atlantikut te Veriut ne Afganistan. Kryeministri u shprehu ngushellimet te gjithe ushtarakeve tane ne Kandahar si dhe mbeshtetjen e plote te tij te qeverise shqiptare dhe mbare shqiptareve ne keto caste shume te dhimbshme per familjen Vogli per shoket e armeve te Kapiten Voglit dhe shqiptaret ne teresi.

TEKEFONATA ME ISAF
Zyra e shtypit ben te ditur se komandanti i ISAF Gjenerali John Allen i telefonoi Kryeministrit Berisha dhe i shprehu ngushellimet per Kapiten Voglin qe ra burrerisht ne krye te detyres si dhe vleresimet me te medha per ushtaraket shqiptare virtytet dhe aftesine e tyre ne permbushjen e detyrave ne zona te ndryshme te Afganistanit. Komandant Allen i kerkoi Kryeministrit ti percjelle ngushellimet e tij familjes se Kapiten Voglit.

Gjeneral Allen e siguroi Kryeministrin se do te behet gjithcka qe autoret e ketij akti te marrin ndeshkimin e merituar ligjor.

Kryeministri Berisha nga ana e tij e falenderoi Gjeneral Allen per telefonaten dhe ngushellimet dhe e siguroi ate se Forcat e Armatosura te Shqiperise dhe qeveria shqiptare kane besim te madh se trupat e ISAF nen komanden e Gjeneralit Allen do te permbushin me sukses te gjitha detyrimet e misionit te tyre historik dhe se Shqiperia eshte e vendosur te jape kontributin e saj ne kete mision.

Kryeministri Berisha i uron sherim Nentetarit Aleksander Peci i cili u plagos ne krye te detyres dhe qe aktualisht ndodhet ne gjendje kritike.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›