E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juela Mecani kerkon divorcin

Ishzedhenesja e kryeministrit Sali Berisha ne prag divorci. Ish-konkurrentja e Miss Albania e cila do te mbetej ne mendjen e shqiptareve per bukurine dhe sharmin qe kishte i eshte drejtuar gjykates se Tiranes me nje padi me objekt zgjidhjen e marteses nga bashkeshorti i saj Dritan Haxhiraj. Ne padine civile qe pritet te marre ne shqyrtim gjykatesja Brunilda Kasmi ish-zedhenesja e kryeministrit kerkon te kete kujdestarine e vajzes se saj Noemi qe erdhi ne jete si fryt i marteses me Haxhirajn. Seanca e pare gjyqesore pritet te zhvillohet me 23 shkurt 2012 ku gjykatesja Brunilda Kasmi do te tentoje pajtimin e ciftit sikurse parashikohet nga ligji. Nese nuk arrihet pajtimi do te filloje procesi per zgjidhjen e marteses dhe do te vendoset fati i te mitures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›