E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Fieri kreu misionin e bllokimit Rama urdheroi Ndrekon te terhiqet

Mosvotimi i tre ligjeve ishte një qëndrim absurd dhe i papërgjegjshëm. Kështu u shpreh sot Kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, lidhur me qëndrimin e PS-së për të bllokuar votimin e tre ligjeve në Kuvend, e për rrjedhojë dhe statusin e vendit kandidat, me çështjen e qarkut Fier. Me një gjuhë të ashpër dhe kritike, kreu i mazhorancës qartësoi për opinionin publik se përdorja si alibi e një çështje lokale nga ana e PS për të penguar miratimin e ligjit ishte një intrigë e turpshme, duke i shtuar këtu dhe momentin e tërheqjes së Ndrekos nga gjykimi i çështjes. 
“Shpreh keqardhje për qëndrimin e kryetarit të PS-së, i cili me një qëllim jashtëzakonisht do të thosha absurd dhe jo të përgjegjshëm bllokoi votimin e tre ligjeve  që ishin kërkuar nga KE që të votoheshin deri më 20 nëntor në mënyrë që Komisioni Europian të merte mesazhin e plotësimit të kritereve të kërkuara prej tij. Është një gabim politik fatal duke menduar se kjo do të dëmtojë qeverinë, duke përdorur një çështje lokale pa asnjë lidhje me procesin e integrimit. Sot një ditë pas 20 nëntorit datë e fiksuar në raportin e KE, data që duhej të ishin votuar ligjet, përmes një intrige të turpshme dhe të paimagjinueshme, Rama urdhëroi Vangjel Ndreko të tërhiqet nga padia gjyqësore. Me këtë Rama tha: misioni i u krye, nuk na duhet më Fieri”, vuri në dukje Berisha.  
Sipas tij, tërheqja e Ndrekos do të thotë të lash duart pas krimit. 
Madje, duke iu referuar pikërisht këtij skenari, kreu i ekzekutivit pa të arsyeshme të kujtojë shprehjen e Konicës, “Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët”. 
Axhenda e mbledhjes Gjatë kësaj mbledhje u diskutua dhe vendimi për prokurimet publike, që duhet të ketë një funksion monitorues. Ndalur në këtë çështje, Berisha bëri me dije se ka përfunduar platforma dixhitale e blerjeve dhe që nga një janari të gjithja blerjet do të jenë dixhitale, përfshirë këtu blerje të mëdha apo të vogla. Sipas Kryeministri blerjet dixhitale rrisin transparencën. Gjithashtu, pjesë e rendit të ditës ishte dhe ndryshimi i tarifave për akcizat, çështje për të cilën Berisha saktësoi se do të hiqet akciza e kafesë së papjekur, ku nga 140 lekë tashmë ajo do të bëhet  60 lekë.
Por ndalur në ligjin për procedurat tatimore, kreu i ekzekutivit deklaroi se do të ketë një rritje pesë ish të gjobave të punonjësve të pasiguruar. Kjo pasi në vlerësimin e tij, do të çojë në thellimin dhe zgjerimin e lirisë së tregut, për më tepër që biznesi ka tashmë kushtet për deklarime on line. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit, duke iu referuar numrit të bursave për studentët, do të trajtojë jo vetëm nxënësit e shkëlqyer ashtu dhe ato në nevojë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›