Ndreka terheq padine per gjykimin ne themel ne Keshillin e Qarkut te Fierit

Heqin dorë por thonë se janë fitues. Ky është qëndrimi më i fundit i socialistëve të qarkut të Fierit për Këshillin e Qarkut. Vangjel Ndreka në një konferencë për shtyp bëri të ditur se kërkesa për të tërhequr padinë e data 12 dhjetor të vitit të kaluar është dorëzuar në gjykatë. Ndreka e argumentoi këtë qëndrim me humbjen e aktualitetit të çështjes dhe vendimet e tjera gjyqësore qe janë dhënë për këshillin e qarkut të Fierit.
Vendimin për të hequr dorë nga padia kryesore për Këshillin e Qarkut të Fierit demokratët e kanë përshëndetur. Artur Shehu mbajtës i funksioneve zyrtare të kryetarit të këshillit të qarkut tha se këtë veprim socialistët duhet ta bënin më herët , përpara kalimit të afatit për votimin e 3 ligjeve si kusht për integrimin e vendit. Sipas Shehut tërheqja e socialistëve konfirmon se PS e përdori fierin si pretekst për të mos votuar ligjet e rëndësishme për integrimin.
Nga pikëpamja juridike padia e tërhequr prej socialistëve ishte me e rëndësishmja dhe themelore për zgjidhjen e debatit të këshillit të qarkut. Kjo padi do të sqaronte përfundimisht nëse Artur Shehu është kryetar i ligjshëm ose jo .
Padia e tërhequr sot nga Vangjel Ndreka kishte si objekt shpalljen e pavlefshmërisë absolute të mbledhjes së dt 16 nëntor dhe konkretisht të vendimeve 1, 2 , 3, 4, 5, dhe 6 të kësaj mbledhjeje. pezullimin (si masë sigurie për padinë) e efekteve juridike të dala nga mbledhja e dt 16 nëntor. këtë kërkesë të shprehur në padinë e sipërpërmendur gjykata e Fierit dhe ajo e apelit e ka rrëzuar.
Përgjigjja e PS për Fierin Çështja e Fierit në themel është e zgjidhur. Me këtë argument Partia Socialiste u shfaq para opinionit publik, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë, deklaratës së Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh në mbledhjen e qeverisë se PS është tërhequr nga Fieri. “Ne nuk jemi tërhequr nga çështja e Fierit. Kërkuam pavlefshmëri, për shkak se që nga nëntori i kaluar në gjykatë zvarritej çështja, ndërkohë që ajo duhej të gjykohej brenda 30 ditëve. Çështja e Fierit në themel është e zgjidhur. S'mund të tërhiqemi nga qarku i Fierit, ndërsa Berisha ka frikë të ballafaqohet, pasi nuk ka argumenta. Ne kërkojmë respektimin e vendimeve të gjykatave, ndërkohë që i bëjmë thirrje Berishës të ulet në tryezë për Fierin”, u shpreh, deputeti i PS-së, Armando Subashi, gjatë një deklarate për shtyp, lidhur me zhvillimet më të fundit për konfliktin në qarkun e Fierit.