Berisha Fillim i ri historik per Tiranen Rama deshtoi

Bashkia e Tiranës prezanton 7 firmat konkurruese, të cilat paraqesin
projektet dhe masterplanet e tyre për zgjatimin e Bulevardit nga
Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha theksoi se firmat pjesëmarrëse në konkurs janë prestigjoze, duke vlerësuar prezantimin e projekteve voluminoze.
“Sot është një ditë e jashtëzakonshme për qytetin pasi në këtë sallë jemi mbledhur për të marrë pjesë në një proces që nga përfaqësia dhe volumi i projekteve do të bënte xheloz çdo kryeqytet të rajonit dhe Europës” theksoi Basha.
Në këtë prezantim, i pranishëm ishte edhe kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se projekti i ri i bulevardit tregon një fillim të ri historik të kryeqytetit.
"Qeveria do të mbështesë projektet pavarësisht nga ngjyrat partiake", tha Berisha, duke kujtuar në fjalën e tij se ish-kryebashkiaku Edi Rama dështoi në projektet e urbanistikës së Tiranës.
Studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs vijnë nga Gjermania, Anglia, Italia, Hollanda dhe janë themelueset e mjaft projekteve të njohura në mbarë botën. Zgjatimi i bulevardit ka gjatësinë e 1.7 km ndërsa rehabilitimi i lumit 6.7 km.
Ata që do të zgjedhin fituesit do të jetë juria me kryetar kreun e Bashkisë Lulzim Basha dhe me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të arkitekturës nga vendi dhe bota.