E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize i ftohti perfshin serish zonen

Gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Bulqizës ulja e temperaturave deri në minus 10 gradë është shoqëruar me reshje dëbore në të gjithë rrethin.

Veshtiresi ka patur në zonat malore 700 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë më të medha ku ka sjellë probleme dhe në shumë fshatra të komunave si ajo e Ostrenit, Klenjës,Trebishtit dhe Martaneshit, gjithashtu probleme ka pasur dhe në akset kryesore si Bulqizë-Peshkopi, Bulqize-Klos për shkak të akullit në disa segmente.

Gjithesesi nga ana e drejtorive te rrugeve eshte bere e mundur menaxhimi i situates duke hedhur kripe dhe skorje ne rruge, nje monitorim te veçante ka treguar dhe policia e qarkullimit ndaj drejtuesve te automjeteve duke mos lejuar qe ne akse te veshtira te mos levizin pa zinxhire.

Moti i keq
Orteqe në rrugën e Dardhës
Komuna Frashër, 40 ditë e izoluar
PDIU, ndihma në Tropojë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›