Berisha Fitore dinjitoze me procesin me te bukur zgjedhor kunder bllokmeneve hoxhiste

Kryeministri Berisha gjate inagurimit te Kavaljonit
Kavaje 26 mars 2011 NOA- UPDATEKreu i qeverise Sali Berisha diten e sotme inauguroi ne qytetin e Kavajes Pallatin e ri te Kultures nje investim i qeverise shqiptare me vlere 236 milione leke.
Gjate ceremonise kryeministri i shprehu drejtuesve vendore te pranishem faktin se qeveria do te mbeshtese te gjithe perpjekjen e tyre per te shnderruar kete pallat ne nje qender te fuqishme te jetes kulturore artistike por edhe shkencore te studimeve me te gjitha potencialet e saj.
Kryeministri Berisha vizitoi me tej edhe ekspoziten e arteve figurative e celur ne ambientet e Pallatit te Kultures ku u njoh nga afer me punimet e artisteve kavajas qe jetojne brenda dhe jashte vendit. Ai vizitoi edhe sallen e bibliotekes si dhe biblioteken elektronike.
Gjate fjales se tij ai u shpreh se Ju uroj nje fitore te thelle ne Kavaje dhe mbare Shqiperine. Nje fitore dinjitoze per te nderuar Josif Buden dhe te gjithe qytetaret e Kavajes dhe te mbare Shqiperise ne kete 20 vjetor te permbysjes se regjimit diktatorial te bllokmeneve hoxhiste qellimi eshte qe te shkojme drejt ketyre zgjedhjeve me vendosmerine me te madhe per nje proces zgjedhor me te bukur qe ka njohur Shqiperia.
Ai shtoi me tej se procesi zgjedhor i 8 majit do deshmoje se dinjiteti dhe vullneti i cdo qytetari do respektohet dhe shprehet lirshem.
Sipas tij qytetaret do votojne per ato qe ju interesojne atyre femijeve te tyre fqinjeve te tyre komuniteteve bashkive dhe komunave.
Kryeministri Berisha shtoi se Aleanca e Qytetarit do te fokusohet tek qytetari per qytetarin me qytetarin.
Nderkaq Pallati i Kultures i inauguruar do te jete nje qender multifunksionale dhe mban emrin Kavaljon qe eshte edhe emri me i hershem i qytetit te Kavajes.
Sipas Berishes Kavaljoni eshte nje deshmi e kesaj perpjekje e kesaj deshire dhe ju e pare se cfare ekspozite cfare mundesie u krijua per piktor per skulptoret artistet e Kavajes ne pame vetem artet pamore sepse Kavaja ka potenciale shume te medha krijuese.
Me rastin e 26 marsit Demonstrates se Pare Antikomuniste ne Shqiperi Dites se Kavajes Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe dhe vendosi kurore ne Memorialin 26 Marsi ne bustin e deshmorit te demokracise Josif Budo dhe te deshmorit te atdheut Indrit Cara ne qytetin e Kavajes.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmePS Berisha kandidoi ne Tirane pergjegjesin e vrasjeve te 21 janaritBerisha Pas zgjedhjeve Rama do te thote fajin e ka populliTopi Presidenti te zgjidhet direkt nga populliBerisha ne Bruksel Sillni sa me shume vezhgues per 8 majinKapen vellezerit Kanapari tentuan te vrisnin tre persona Lidhje236 milione leke bllokmene hoxhiste fitore e thelle Kavaje Kavaljoni Kryeministri Berisha Pallatin e ri te Kultures