E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Kuvendi Transparenca zgjodhi projektin me te mire Rama genjen

Foto ilustruese projekti

Tirane 26 mars 2011 NOA- Kompleksi Parlamentar qe pritet te ndertohet dhe konkursi per te eshte kthyer prej dy ditesh ne mollen e sherrit mes opozites dhe maxhorances.

Pas akuzave nga ana e Partise Socialiste se projekti parlamentar ishte shpallur fitues kohe me pare ka reaguar zedhenesja e kryeparlamentares Jozefina Topalli Suela Ruseti.

Sipas saj Deklarata e  shokut  Edvin Kristaq Rama  eshte nje genjeshter fund e krye jo vetem ne cdo fjali jo vetem ne cdo  fjale por ne cdo germe dhe shifer te saj. Shoku Edvin Rama genjen per gjithcka ne lidhje me rikonstruksionin e salles se seancave plenare genjen per apartamentin genjen per  reklamat genjen  per votimin ne internet.

Me tej shtohet se konkursi i Kompleksit Parlamentar ka  qene konkursi me i hapur me publik dhe me transparenti i te gjitha ndertimeve qe jane  bere ne vendin tone.

Nderkaq thuhet se ne konkurs kane  qene te ftuar  studio me te mira Nderkombetare  qe kane paraqitur  projektet e tyre  studiot me autoritare te arkitektures Boterore pa perjashtuar asnje.

Sipas Rusetit fituesi i cmimit te pare  Wolfgang Prix eshte ylli i arkitektures  Boterore duke shtuar se nuk ka pasur ndonjehere  nje juri  te personaliteteve  te ketij kalibri pa folur per kryetarin e Jurise zoti  Hans Ibelings maja  e kritikes arkitekturore Boterore.

Ne vijim ajo shtoi se transparenca e plote  e beri qe te zgjidhej me e mira sic e  meriton celebrimi i 100 Vjetorit te themelimit te Shtetit Shqiptar.

Kryetarja e Kuvendit sqaron se nese do ti kishte shkuar ndonjehere ne mendje te abuzonte me fondet publike duke trukuar konkurse apo sajuar konkurime do te kishte vendosur te merrte teseren e Partise Socialiste dhe te drejtonte Bashkine e Tiranes.

Kuvendi i Shqiperise nuk eshte Bashkia e Tiranes eshte modeli krejt i kundert i saj perfundon deklarata e Kryesise se Kuvendit.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeEULEX plan per zhveshjen e Limajt nga imuniteti Reagon Topalli Po te trukoja konkurse do drejtoja Bashkine e TiranesDritan Avllaj largohet pas mjekimit nga Spitali UshtarakRama inauguron Shtepizen e ngjyrave sherbim emergjence per femijet ne rrezikXhixho Tavani elektoral shpikja e fundit e Rames Lidhjeakuza Bashkia e Tiranes Edvin Kristaq Rama olfgang Prix fitues genjeshter Kompleksi Parlamentar transparenca

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›