E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fitorja jonë do të ndriçojë në 8 maj në Fier

Gjatë përurimit të dy rrugëve në Fier, kryeministri Sali Berisha nuk la pa prekur dhe zgjedhjet e 8 majit, duke kërkuar në të njëjtën kohë dhe një mbështetje nga mbështetësit fierak.

“Arritëm të përmbysim Gadafët dhe Mubarakët. Fitorja jonë do të ndriçojë në 8 maj në Fier. 8 maji për opozitën, zgjedhje politike për karrige. Maxhoranca do të jetë në zgjedhje për popullin”.
 

Berisha theksoi se maxhoranca i konsideron zgjedhjet e 8 majit si zgjidhje për interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë dhe theksoi se në këto zgjedhje maxhoranca do përqëndrohet tërësisht në problemin e qytetit.
 

“Akset e rëndësishme për rrugën Fier-Berat. Në 5 vite janë ndërtuar 72 shkolla në Fier. Janë ndërtuar 68 sisteme kanalizimesh. 1900 ha tokë e subvecionuar për fermerët” tha më tej kryeminitri.

Sali Berisha prezantoi dhe objektivat për të cilat po punohet, ndërkohë që për platformën e saktë të zgjidhjes duhet të presim deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhmësh të Bashkisë së Tiranës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›