Basha: Ne jemi garancia dhe jemi të pandalshëm
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha sot në takimin e Parlamentit Rinor Europian se rruga e mazhorancës drejt integrimit në Bashkimin Eruopian nuk do të ndalet.
“Kemi vuajtur pasojat e një kontradite. Jemi një ndër popujt më të vjetër dhe kemi kontribuar në histori, në kulturën europiane por për një padrejtësi historike mbetemi jashtë Europës. Shqiptarët sot janë të lirë si çdo qyetarë të thjeshtë europianë që lëvizin pa asnjë pengesë. Qytetarët e këtij vendi janë qytetarë europianë. Ne jemi fytyra europiane e Shqipërisë, vlerat që ne mbartim janë ato europiane, sprovat i kemi dhënë dhe do të vijojmë ti japim”.
Për Bashën, është rinia shqiptare e cila i ka vendosur vetes shumë objektiva, të cilat do ti realizojë me sukses, kjo me qëllimin e vetëm, për një Shqipëri europiane.