Berisha Fitorja jone e thelle do shfrytezohet per zhvillimin e vendit
Punesim, shkollim, mbeshtetje per fermeret e te rinjte dhe rritja e pagave kane qene disa nga premtimet qe bëri kryeministri Berisha ne mitingjet përmbyllese të fushatës në Fier, Berat e Lushnje.
“Zotimi im solemn se me deputetet tuaj do bëj gjithçka bashkë me ju për Beratin dhe Shqipërinë e zhvilluar dhe evropiane. Unë ftoj qytetarët e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohen, të ecin përpara në rrugën e mirëqenies, garantoj se rroga minimale do rritet 350 dollarë, mesatarja në 700 dollarë, e arsimtarëve , 700 dollarë. Garantoj të papunët se pagesa e papunësisë do të dyfishohet. Qeveria do marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kualifikimin e tyte”, premtoi Berisha.
Per beratasit nuk ka munguar as premtimi konkret per lidhjen me nje aks te ri rrugor.
“Boshti i Jugut dhe rruga e Arbërit janë dy projektet madhore në mandatin e ri qeverisës”-theksoi ai.
Në Fier pasi e quajti te deshtuar alternativen e majte, kryeministri i eshte drejtuar drejtpersedrejti Edi Rames me të cilin beri nje krahasim.
“Alternativa tjetër është alternativa e denigrimit, pesimizmit, mohimit të cdo gjejë që ju keni realizuar. Ftoj qytetarët e Fierit të analizojnë me gjakftohtësi modelin tonë dhe të Edi Ramës. Zoti Rama qytetari shqiptar ka para së gjithash nevojë për respektimin e intelektit, djersës dhe dinjitetit të tij. Mos i fyej shqiptarët duke iu mohuar arritjet e tyre. Ato nuk janë arritjet e Sali Berishës, por të djersës së qytetarëve shqiptarë. Mos moho arritjet e tyre. Zoti Rama, unë me qytetarët e Fierit, mbarë shqiptarët vendosim para së gjithash respektin ndaj njëri-tjetrit, na bashkon respekti për familjen. Ti martohesh dhe ndahesh në prag të zgjedhjeve, ky nuk është modeli që iu ofrohet shqiptarëve. Jetoj në një apartament 125 metra katrorë, kam të deklaruar çdo qindarkë dhe çdo burim të të ardhurave të mia, thuaju shqiptarëve për të ardhurat e tua, është e domosdoshme transparenca publike për figurat publike”.
Kryeministri ftoi qytetaret te votojne Partine Demokratike dhe tha se fitorja e thelle e 23 qershorit do te shfrytezohet per punesimin dhe zhvillimin e vendit.
“Ftoj emigrantët të votojnë PD, sepse bizneset e tyre do jenë 3deri 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal. Nëse duan të ndërtojnë ferma, çdo projekt i tyre do financohet me grante. Ftoj biznesmenët e Fierit të bashkohen me projektin tonë, i garantoj për ulje të mëtejshme të taksave, për partneritet sipërmarrës, publik, privat në të gjithë sektorët. Kualifikim falas të punëtorëve të tyre. Ftoj fermerët se do trefishojmë grantet. Ka filluar dhe do vazhdojë pagesa e akcizës së naftës e plehrave kime, çdo gjë që përdorim për prodhimin në bujqësi. Ftoj qytetarët e Fierit dhe mbarë Shqipërisë të bashkohen me ne për të votuar projektin e infrastrukturës më moderne, rrugë, ujësjellës, kanalizime, sistem të ri vaditës, shkolla të reja dhe të rindërtuara, qendra shëndetësore. Gjatë këtyre viteve premtimet tona kanë qenë një realitet, i keni prekur dhe ndjerë ato kudo” theksoi kryeministri Berisha.