Vritet me arme zjarri nje 10 vjecar ne Kukes

Nje minoren 10 vjecar mbërriti në Spitalin e Kukës i vdekur pas një plage me armë zjarri. Fëmija nga fshati Shikaj i Kukësit u soll nga prindërit e tij në spital, por mjekët thanë se ai kishte humbur jetën gjatë rrugës. Bluzat e bardha sapo konstatuan plagën në trupin e të miturit, njoftuan policinë lokale. Dyshohet që fëmija është vrarë me çifte, por nuk dihen rrethanat. Paraprakisht dyshohet për vrasje aksidentale, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.