Berisha Fonde Tiranes pasi fitoi Basha
Keshilli Kombetar i Territorit i mbledhur paraditen e djeshme miratoi tete vendime te rendesishme infrastrukturore mes te cileve spikasnin ato qe lidhen me nevojen e mbrojtjes se mjedisit si nje fenomen qe eshte bere alarmant ne vend. Kryeministri Sali Berisha i cili drejtoi mbledhjen konsideroi si vendimin me te rendesishem te mbledhjes miratimin e sheshit dhe lejes se ndertimit per ndertimin e nje impianti per ujerat e ndotura ne Komunen Kashar te Tiranes. Sipas Berishes impianti qe pritet te ngrihet mbi nje siperfaqe prej 530 798 metrave katrore eshte investimi me i madh qe behet ne historine e vendit per trajtimin e ujerave te zeza. Duke folur per kete investim i cili po behet i mundur fale nje ndihme prej 90 milione eurosh nga qeveria e Japonise Berisha nuk harroi te theksonte se qytetaret e Tiranes ishin treguar te mencur per te mos votuar me per Edi Ramen. Berisha la te kuptohej se kjo nisme po behej konkrete me shume per faktin se tani Bashkia e Tiranes po drejtohej nga demokratet. Ky eshte nje investim prej 90 milione euro ndihme bujare e qeverise japoneze. Jane hapur procedurat e tenderit dhe fillon se shpejti. Kjo u be e mundur pasi qytetaret e Tiranes mencurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokada te panevojshme te demshme per ta theksoi Berisha duke shtuar se tashme ne vend beheshin 15 impiante per pastrimin e ujerave te zeza. Sipas Berishes mjedisi eshte teper i rendesishem per shendetin e qytetareve dhe prandaj masat duhet te jene energjike. Por pavaresisht kesaj Berisha foli per grupe antiglobalistesh qe pengonin shpesh punen e qeverise ne nismat e saj. Natyrisht nuancat antiglobaliste qe marrin ndonjehere segmente te caktuara te kesaj shoqerie demtojne misionin e madh qe ka kjo shoqeri ne mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe garantimin e standardeve me te mira te kesaj mbrojtjeje theksoi Kryeministri. Nje vendim tjeter i rendesishem sipas Berishes i marre dje ne KKT ishte edhe dhenia e nje leje ndertimi per hidrocentralin e Martaneshit me nje siperfaqe sheshi prej 12 800 m2. Sipas kreut te KKT-se ky projekt perforconte qendrimin e qeverise per te zhvilluar energji te paster. Kaskada e Matit eshte nje nga kaskadat jo me te fuqishme por nder me te mirat dhe parashikohet te ndertohet nje zinxhir i tere HEC-sh pervec ketyre te dyve qe jane Ulza dhe Shkopeti te cilet shumefishojne prodhimin e energjise theksoi Berisha. Nje vemendje te vecante ai i kushtoi edhe miratimit te studimit per ndertimin e nje parku industrial ne Narte te Vlores. Sipas Kryeministrit ky projekt ishte shume i nevojshem edhe per punesimin ne Qarkun e Vlores. Parku industrial i Vlores do te jete nje gjenerator qe krijon mijera dhe mijera vende pune rrit ne menyre cilesore potencialin dhe peshen e Vlores ne prodhimin e brendshem te vendit u shtohet kapaciteteve ekzistuese. Ju e dini qe kete vit ka nje debat te gjate per te shpallur Vloren Gjirin me te bukur te Mesdheut theksoi Berisha.
Vendimet e Keshillit Kombetar te Territorit
Studim urbanistik pjesor leje sheshi dhe leje ndertimi per objektin Hidrocentrali HEC Valbone Komuna Margegaj Kukes
Rehabilitimi dhe zgjerimi i fushes se grumbullimit te mbetjeve urbane per qytetin e Tiranes ne Sharre Komuna Vaqarr Qarku Tirane
Leje sheshi dhe leje ndertimi per objektin Impianti i trajtimit te ujerave te ndotura me siperfaqe 530 798 m2 Komuna Kashar Qarku Tirane.
Leje sheshi dhe leje ndertimi per Hidrocentralin e Martaneshit Likone-Theker-Lene- Bulqize me siperfaqe sheshi 12 800 m2 Komuna Martanesh Qarku Diber
Leje sheshi dhe leje ndertimi per objektin Depozitat Bregdetare Hidrokarbure benzine gazoil dhe solar me siperfaqe 7000 m2 dhe kapacitet 12200 m3 ne fshatin Rinia Porto Romano Komuna Katund i Ri Qarku Durres.
Studim urbanistik pjesor Parku Industrial Vlore me siperfaqe 12434 ha fusha e Jallise Narte Vlore
Zgjatja e afatit te lejes ekzistuese te ndertimit per terminalin bregdetar dhe infrastrukturen perkatese portuale per depozitimin e naftes dhe nenprodukteve te saj ne Gjirin e Vlores per shoqerine La Petrolifera Italo-Albaneze per 60 muaj te tjere.
Leje ndertimi per depozitat bregdetare import - eksport te nenprodukteve te naftes ne zonen energjetike dhe Industriale te Porto Romanos Durres