E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja 100 milione leke kuota ne muaj

Mbledhja PS vendos te disiplinoje financat e marra nga baza dhe te rrise anetaresimet

Asambleja e Partise Socialiste ka vendosur dje qe strukturat lokale te partise do te duhet te mbledhin 100 milione leke nga kuotat e anetaresise ne muaj si dhe te rrise me 30 anetaresine ne cdo qark te vendit. Ne nje mbledhje te planifikuar te organit me te larte te PS-se eshte diskutuar per programin e ri dhe organizimin e partise qe po behet ne te gjitha deget ku jane shkrire edhe disa organizata te tera. Ne mbledhjen e djeshme te Asamblese per me shume se 40 minuta kryetari i opozites Edi Rama ne fjalen e tij e ka vene theksin ne rendesine qe merr percimi i programit per nje Rilindje Shqiptare i cili shkon paralelisht edhe me anetaresimet e reja ne parti. Duke iu drejtuar anetareve te Asamblese Kombetare Rama e ka nisur fjalen duke krahasuar modelin aktual qeverises me ate qe ofron PS ne programin e saj. Ne duam punesim real ata afrojne rritje te papunesise. Ne duam taksim te ndershem ata ofrojne nje takse te sheshte qe mbyt shtresen e mesme dhe te varfrit dhe ndan me thike edhe vete sipermarrjen midis 95 per qind te sipermarresve dhe nje 5 perqindeshi qe perfiton nga nje politike klienteliste me sfond teresisht kriminal. Ose nje Rilindje Shqiptare ose dorezim perballe rrenimit te metejshem tha Rama. Me tej Edi Rama duke u ndalur ne ceshtjet e taksimit u shpreh se Shqiperia ndodhet nje situate dramatike. 95 per qind te shqiptareve te cileve taksa e sheshte u ben te paberen ne ekonomine e tyre familjare. Ne do te ulim taksat per kete 95 perqindesh te shqiptareve nderkohe qe komunitetit sipermarres do tia themi shume qarte nuk mundet qe nje biznes i vogel apo i mesem te paguaje taksa njesoj si korporatat tha Rama. Po per ceshtjen e taksave ai shprehu shqetesimin e biznesmeneve se si sfidohen nga nepunesit e shtetit te cilet ne vend qe te mbledhin taksa i bejne atyre presion. Ne kemi mbledhur deshmi nga biznesmenet deshmi te cilat angazhohem qe do tia veme ne qafe te gjithe ketyre banditeve qe ju shkojne nga pas dhe per llogari te tyre ne gjithe piramiden se si eshte ndertuar administrata marrin pjesen e tyre... ku eshte pjesa ime i thote. Ju siguroj qe ajo ku eshte pjesa ime eshte pjese e cila e sfidon taksen e sheshte ne rastet e shume privatizimeve qe u takojne me ligj e zakon. Panorama e vendeve te tjera te cilat kane kaluar nga keto eksperienca regjimesh klienteliste flet qarte. Fundi eshte qe ata qe pasurohen me shume detyrohen pastaj ti investojne per rrethime e per roje qe te mbrohen nga ata qe nuk kane me asgje cfare te humbin tha Rama.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-3f98de2ab3ed8ec06bd5950e4b30f3da function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Ilir Meta Formule e re per Kodin Zgjedhor presidenti simbol i unitetit kombetar 7 ore me pare ... Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka deklaruar ... Presidenti TopiPolitika ka nevoje per riperteritje. Berisha Mirenjohje per klerin katolike 8 ore me pare ... Kreret e shtetit dhe politikes vizita ne Katedralen e Shen Palit per te uruar Pashken Elmaz Sherifi krijon partine Lidhja per Drejtesi e Progres 1 dite me pare ... Morise se partive politike qe gjallojne ne Shqiperi u shtohet ... Mbledhja e KRRTRSH Berisha Impiant per ujerat e zeza te mbrojme mjedisin nga shkaterrimi 1 dite me pare ... Mbledhja e sotme e Keshillit Kombetar te Rregullimit te Territorit ... Ministria e Puneve te Jashtme Deklarata e Haxhinastos per amerine u politizua      1 dite me pare ... Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise ka reaguar sot ... Reforma zgjedhore aleatet sulmojne Ramen Prishe marreveshjen 1 dite me pare ... Kater aleatet e Partise Socialiste kane akuzuar sot kreun Edi ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›