E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Fondet e Brukselit seriozisht te kercenuara nga fshesa e Rames ne administrate

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Berisha paralajmëroi se fondet e Brukselit janë seriozisht të kërcënuara nga fshesa në administratë që kanë paralajmëruar socialistët. Ai nuk la pa ironizuar mbledhjen e Ramës me ministrat e tij të ardhshëm në Vlorë.

Mbledhjen e thirrur nga Rama ne Vlore me ministrat e ardhshem, Kryeministri Berisha e komentoi vetëm me një batutë ironike. 

“Nisuni për Vlorë por mos harroni rrobet e banjos”, u shpreh ai. 

Vendimin më të rëndësishëm të ekzekutivit të tij quajti atë mbi decentralizimin e përdorimit të fondeve të Komisionit Europian. Një arritje e madhe e administratës shqiptare sipas Kryeministrit Berisha.

Ndërsa akuzoi Ramën për bllokimin e fondeve të BE-së duke mos miratuar ligjet e integrimit, Berisha paralajmëroi se paratë që vijnë nga Brukseli bashkë me statusin e vendit kandidat, kërcënohen nga fshesa në administratë e paralajmëruar nga socialistët. 

Për Kryeministrin, kërcënimi është shumë serioz. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›