E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis mbledhja e pare e ministrave te zgjedhur nga PS e LSI ne nje hotel ne Vlore

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon takimin e parë në Vlorë me ministrat e ardhshem, në qytetin ku edhe u zgjodh deputet, të propozuarit e mazhorancës së re qeverisëse për kabinetin qeveritar. Perpara fillimit tw kesaj mbledhje Rama eshte ulur te pije nje kafe me ministrat e LSI-se ne qeverine e tij, ndersa me pas tavolines i jane bashkuar edhe te tjere. 
Ne nje status te tij ne Twitter rama shkruan:
“Vlorë, takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo integritet transparencë”.
Takimi zhvillohet ne nje hotel pranë zonës së "Ujit të Ftohtë", nderkohe qe ambientet perreth po ruhen nga nje numer i larte policesh me dhe pa uniforme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›