Berisha Ftoj Ramen per bisedime per ligjet

Kryeministri Sali Berisha ftoi kryetarin e opozitës Edi Rama që të ulet
në bisedime për të shqyrtuar, propozuar dhe vendosur çdo amendament në
lidhje me tre ligjet që kërkon Komisioni Evropian, për të dhënë më pas
rekomandimin final të statusit të vendit kandidat.
"Status do të thotë çlirim i fondeve të mëdha për Shqipërinë, projekteve të mëdha për vendin tonë dhe hapje dyersh. Ftoj Ramën që të ulet në bisedime dhe për këtë jam gati në çdo moment deri mesnatën e sotme. Nuk ndërtohet historia me bllokime, me inate dhe duke mbrojtur interesat personale", u shpreh Berisha në mbledhjen e së hënës të kabinetit qeveritar.
Duke theksuar se miratimi i këtyre ligjeve është shumë i rëndësishëm, Berisha theksoi se për Fierin tashmë është dhënë një propozim për mocion besimi për të gjithë këshilltarët, në të kundërt le të pritet gjykimi me themel i kësaj çështjeje.