Berisha Ne Kosove ideja e Shqiperise etnike

Kryeministri Sali Berisha mbajti të hënën një fjalim patriotik ku foli
mes të tjerash për “të drejtë natyrore” për bashkimin e shqiptarëve në
një shtet.
Kjo deklaratë u dha në konferencën shkencore mbi rolin e Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, në të cilën ishte i pranishëm edhe kreu i opozitës Edi Rama, kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministra të kabinetit qeveritar.
“Roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar dhe në vazhdim ka qenë i madh. Në rast se i referohemi kohës së Kongresit të Berlinit do gjejmë se Kosova u shndërrua në djepin ku po zhvillohej dhe konsolidohej përpjekja kombëtare e shqiptarëve. Në lidhjen e Prizrenit ideali kombëtar i shqiptarëve, u shndërrua në idealin udhëheqës të tyre,” tha Berisha.
“Në Kosovë u formësua ideja e Shqipërisë etnike, e shtetit shqiptar ku të gjithë shqiptarët ishin shumicë etnike, gjeografike. Ideja e Shqipërisë etnike, është ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, përgjigja më e shkëlqyer, më e drejtë e zgjidhjes së çështjes kombëtar e krijuar nga fqinjët grabitqarë. Ky komb me shtrirjen më të madhe gjeografike në Ballkan kishte mbetur i vetmi komb pa shtet, dhe lëvizjet më të mëdha të Kosovës, i dhanë përgjigjen e merituar qëndrimeve antishqiptare të Portës së Lartë dhe monarkive ballkanike”, vijoi më tej kryeministri.