E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gati bashkëpunimi, por nuk hapim kutitë

Himarë, 10 gusht - Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Himarë nuk ka nguruar të flasë për situatën politike. Në lidhje me komisionin hetimor që do të ngrihet për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri sqaron se ai do t’i përmbahet pikë për pikë Rezolutës së PE.
“Ka një rezolutë të Parlamentit Europian. Unë mbetem për zbatimin e saj germë për germe dhe në frymën e saj totale. Rezoluta përcakton qartë se çfarë duhet të hetohet dhe unë i qëndroj plotësisht asaj, i qëndroj plotësisht ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Shqipëria nuk mund të bëhet dhe zhbëhet. Shqipëria bëhet vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe përmirësuar ato, jo duke i shkelur”, - deklaroi Berisha.
Në interpretimin që kryeministri i bën Rezolutës së PE, përfshihet hetimi i materialeve zgjedhore por që nuk përfshijnë fletët e votimit. Duke theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë për çdo pikë në kuadrin ligjor, Berisha shpreh hapur mendimin se hetimi i zgjedhjeve nuk i përfshin fletët e votimit.
“Mendoj se rezoluta ka përcaktuar qartësisht hetimin e materialeve të votimit dhe nëse e keni ndjekur, ju duhet ta dini ka pasur ndonjë deputet të thekur të majtë që kërkoi më shumë, por 547 deputetë europianë votuan për materialet e votimit, të cilat nuk përfshijnë fletët e votimit. Të gjitha të tjerat, çka është në kuadrin ligjor, çka është në kuadrin kushtetues, qëndroj plotësisht i vendosur të bashkëpunoj me opozitën”, - u shpreh kreu I ekzekutivit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›