Berisha Gati per cdo propozim te opozites

Kryeministri Berisha, në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar, ka deklaruar se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën.
Gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Hondurasit, Berisha është shprehur i gatshëm edhe për ndërhyrjen e Komisionit të Venecias.
“Jemi të gatshëm për Komisionin e Venecias. Gjithashtu, qeveria do pranojë cdo propozim konstruktiv nga opozita dhe do ta vlerësojë e shqyrtojë atë me seriozitetin më të madh. Ky është një qëndrim konstant i kësaj qeverie. E rëndësishme është që të punojmë bashkarisht për konsolidimin e shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, etj”, ka deklaruar Berisha.
Më tej, kryeministri ka folur edhe për kabllogramet e Wikileaks, duke e i cilësuar ato si një pasqyrë të shtypit të manipuluar WikileaksWikileaks, Olldashi mohon akuzatKabllogrami: Kriminelët që bëjnë ligjin në Kuvend“Rebelimi demokratik i Berishës” shqiptar.
“Kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar. Akuza dhe ndërakuza të ndërsjella që forcat politike ia adresojnë njëra-tjetrës. Wikileaks është një Arsen Lupen i kohërave moderne. Ne kemi pasur një qëndrim për të. Zotëria ka bërë një vjedhje dhe kjo nuk e ndryshon qëndrimin tonë. Zotëria, përmes një operacioni të paligjshëm ka hyrë në kodet e transmetimit të vendit më të fuqishëm të botës”, ka pohuar Berisha.
Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar më tej se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë shumë të mira.
“Marrëdhëniet me SHBA janë shumë të mira, po ashtu me zotin arvizu. Akuzat e mediave s’i komentoj”, ka shtuar Berisha.