E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Gati per komisionin hetimor

Ne takimin e pare me deputetet demokrate ne fillim te ketij sesioni parlamentar kryeministri Sali Berisha ftoi opoziten qe bashkarisht te ngrejne komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit te kalur duke i dhene pergjigje pretendimeve te saj ne perputhje me Kushtetuten. Por me shume se tek hetimi i zgjedhjeve te kaluara shefi i mazhorances u perqendruar ne fjalen e tij tek pergatitja e zgjedhjeve lokale te 8 majit te ardhshem duke premtuar demokraci dhe transparence per shqiptaret e koncesione per opoziten.

Une garantoj shqiptar per nje proces zgjedhor te lire e te ndershem per cdo gje qe varet nga qeveria. Garantoj per procesin me transparent ne numerimin e votave. Une e ftoj opoziten te konsideroje me seriozitetin me te madh edhe votimin elektronik pasi ky vend ka cdo mundesi. Po te nise punen tani te hape 4754 qendra elektronike votimi. Ne rast se opozita deshiron ne si qeveri jemi te gatshem te angazhojme te gjitha fondet deklaroi kryeministri Sali Berisha.

Nderkohe shefi i qeverise foli edhe per situaten ekonomike dhe buxhetin e vitit te ardhshem ku nenvizoi ate qe ai e quajti bum te eksporteve vendase dhe vijimin e premtimit te mazhorances per rritjen e rrogave dhe pensionevehellip

NUk ka asnje vend te kete regjistruar rritje teresore prej 62 per qind te eksporteve. Bertasin nga mengjesi deri ne darke borxhi... borxhi....borxhi. Me duhet tu them sot ketu qe borxhi kete vit jo vetem qe nuk do te rritet po do te kete nje ulje ndonese ju e late me 72 per qind. Se eshte e lehte te behesh kapitalist ne qeveri dhe marksist ne opozite. Ky vit na ben te mundur qe buxheti i ardhshem permbush te gjitha objektivat e maxhorances sone se pari rrogat dhe pensionet ne do ti rrisim ato vijoi Berisha.

Se fundi kryeministri Berisha tha se Shqiperia i ka plotesuar te gjithe kushtet teknike per heqjen e vizave dhe tashme pret e qete vendimin e Komisionit Europianhellip

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›