Berisha Gjithcka per te krijuar mjedisin me liberal per tregun
Tregtia e lirë dhe ndërmarrja e të gjitha hapave të mundshëm në këtë drejtim është garancia që qeveria Berisha jep për biznesin.
Në bashkëbisedimin e tij me përfaqësuesit e biznesit, të zhvilluar sot në mbledhjen e taks forcës rregullatore të tregtisë, Kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm që të mirëpresë të gjitha propozimet e ardhura prej kësaj kategorie, e vlerësuar si gjenerator i zhvillimit ekonomik në vend.
“Asgjë nuk ka rëndësi më jetike sesa tregtia e lirë. Janë të rëndësishme taksat, burimet, por njëshi dyshi e treshi në distancë, është liria e tregut. I gjithë ky proces duhet të ketë kontrollin më minimal të mundshëm. A është e mundur që administrata tu konsumojë sa më pak kohë bizneseve, të shmangë presionet ndaj tyre? Krejtësisht e mundur”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij.
Madje, një propozim e bëri dhe vetë Kryeministri.
“Ka hapësira për lehtësira të mëtejshme dhe ne jemi të hapur për të mirëpritur çdo propozim tuajin. Të heqim çdo pengesë që nuk ka detyrim ndërkombëtar”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Në këtë vazhdë, Kryeministri u ndal dhe tek autorizimet, ku sipas tij, mund të mblidhen në një sportel.
“Autorizimet mund ti çojmë në një sportel, megjithatë nuk mund të mohoj se disa nga licensat u shpallën nën trysni, dhe u shpallën autorizimet. Qëllimi është se çfarë të thjeshtojmë në shkallën maksimale, para së gjithash për lirinë e tregut. QKL, edhe ajo vetë ka nevojë të na thotë se cilat licenca mund ti nxjerrë, ti shndërrojmë në vetëdeklarime. Burokracia është e paimagjinueshme. S`duhet që ne një praktikë që mund ta përmirësojmë të mos e lëvizim me shpejtësi. Është e sigurtë që kemi bërë hapa gjigandë përpara, në drejtim të një klime të favorshme, por hapa shumë të rëndësishëm janë për t’u bërë”, deklaroi Berisha.
Po kështu dhe reforma e inspektimit, sipas tij, është e rëndësishme, pasi bën tëë mundur shmangien e akuzimeve.
“Reforma e inspektimit është një nga reformat më të mëdha dhe më të rëndësishme që është realizuar në këtë vend, pasi ka pasuri si synim heqjen nga shpatullat tuaja të barrës së rëndë të inspektimeve të cilat po grabisin 45 ditë dhe kishin një kosto shumë të lartë, 1 mijë euro në mesatare. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të krijuar një inspektoriat qëndror. Kjo reformë përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në qëndrimin e administratës ndaj biznesit, dhe një përpjekje në luftën kundër arbitraritetit dhe një përpjekje shumë e madhe për një kontroll të ndershëm”, vuri në dukje shefi i qeverisë. vijon....