Vlore Vjosa permbyt Novoselen 30 shtepi te permbytura

Ujërat e Vjosës arritën të përmbytin 30 shtëpi në Novoselë dhe rreth 1500 ha tokë bujqësore. Banorët ende nuk janë të sigurtë se si do të jetë situata gjatë orëve të ardheshme. Në vendngjarje ndodhet Shtabi i Emergjencave, efektive te policisë.
Shkodër, nuk ka ujë në aksin nacional
Është përmirësuar situata ne harkun e Berdices. Uji është larguar nga kjo zone dhe aksi nacional Shkoder – Lezhe eshte i qarkullueshem .
Situata duket më e përmirësuar edhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, Bahçallëk e Ajasën.
Nga Shtabi i Emergjencave thuhet se ne rrethin e Shkodres janë të përmbytura 4900 ha tokë 315 banesa të izoluara. Ka probleme me mungesën e energjise në Bardhaj e Postribë per shkak te dëmtimit te shtyllave
Gjate oreve te vona te se enjtes nga Lagja Ajasëm u larguan 20 familje, ne Baçallëk 20 , ne Bërdic 55 dhe ne fshatitn Kuç 45 familje.
Durrës, largohet uji nga qyteti, probleme vetëm në rrethina. Porti funksionon
Permiresim te situates ka edhe ne rrethin e Durresit. Uji është larguar nga qyteti dhe probleme ka vetëm ne rrethina.
Ne zonen e Plazhit 15 shtepi jane te rrethuara nga uji, ne Shkozet 22, ne Porto Romano 5 shtëpi.
Me problematike nga permbytjet ka ne komunen e Shijakut, ne Sukth, ne Katund te Ri.
Pas nje dite bllokimi, porti ka nisur te funksion. Tragetet e udhëtarëve dhe anijet e tonazhit te rende jane lejuar te lundrojne. Per peshkarexhat pritet nje urdher i ri.
Shtabi i Emergjencave po monitoron nga afer situaten dhe premton permiresim te saj.
Gjirokastër, shkarjet bllokojnë aksin Përmet-Këlcyrë. E pakalueshme edhe rruga e lagjeve “Dunavat”
Rruga Përmet-Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës është bere e pakalueshme.
Reshjet kane shaktuar shkarje dhe nje masiv dheu ka bllokuar aksin në afërsi të fshatit Kuqar.
Për normalizimin e situatës janë dërguar punonjës të drejtorisë së Rrugëve dhe mjete për pastrimin e saj nga dheu.
Bllokime ka edhe brenda ne Gjirokastër. Rruga e lagjeve Dunavat eshte e pakalueshme. Çarjet e disa diteve me pare kane avancuar dhe per kete shkak mjetet nuk lejohen te kalojnë.
Shkodër, ministrat Noka dhe Ruli mbledhin shtabin e emergjencave për përmbytjet
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli mbërrijnë ne Shkoder per permbytjetet.
Dy ministrat kane diskutuar me autoritet vendore për planin e emergjencave në zonat më të prekura.
Ministri i Brendshëm tha se janë marrë masa për evakuimin e banorëve në zonat ku ka probleme më të mëdha.
Ai shtoi se kjo është një situatë e përkohshme dhe nuk ka pasur dëme të konsiderueshme materiale dhe as në bagëti.
Ministri Ruli u shpreh se situata ka qene kritike ndaj është i detyrueshëm kontrolli i shkarkimeve nga hidrocentralet.
Fier, përmbyten 9 pompa të ujit te pijshëm, furnizimi po bëhet i pjesshëm
Fieri dhe rrethinat e tij rrezikojnë te mbeten pa ujë te pijshëm. Drejtori i Ujësjellësit të Fierit, njoftoi se nga 12 pompa gjithsej, në punë janë vetëm 3 pasi të tjerat janë përmbytur.
Per kete arsye ujësjellësi po punon me kapacitet të ulët dhe furnizimi po behet i pjesshëm. Ende nuk dihet se cila do te jete zgjidhja, por aktualisht po punohet per te mbrojtur pompat e papermbytura.
Mësohet gjithashtu se rreth 250 hektarë tokë janë përmbytur në fshatrat Hekal. Kut, Cakran, Frakull.