E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Harta e re gjyqësore, kapaku qe i vihet arkivolit të sistemit të drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha, e ka konsideruar hartën e re gjyqësore si ‘arkivolin’ e sistemit të drejtësisë.

Gjatë një tryezë diskutimi me avokatët, Berisha u shpreh se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri“, tha Berisha.

Ai akuzoi se kjo hartë është “pjesë integrale e platformës për të mundësuar spastrimin etnik të këtij vendi”.

“Harta e drejtësisë ka një synim tjetër. Është pjesë integrale e platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Ju jeni njerëz të cilët lexoni. Avokati është gjithmonë më i lidhuri me problematikat e qytetarëve. Në doktrinat e shpopullimit dhe spastrimit etnik nuk është e para ekzekutimi masiv, jo, mërzitja masive, intimidimi masiv, shkatërrimi i shërbimeve. Këto janë parimet e para mbi të cilat bazohet doktrina e Çubrilloviç dhe çubrilloviçëve kudo që janë ndaj popullatave civile”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›