E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heqja e sanksioneve, një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti sot vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha theksoi se kjo është një arritje e rëndësishme për Kosovën.

Berisha theksoi se ky është një vendim i drejtë i Bashkimit Europian për Kosovën.

“Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksionet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme. PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama-Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës”, u shpreh Berisha.

Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023.

Masat kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Ato u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›