Osmani pas heqjes së masave të BE-së: Kosova e përkushtuar për ecje drejt statusit të vendit kandidat

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi sot në Parlamentin Evropian është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.
Osmani ka thënë se Kosova mirëpret një vendim të tillë dhe ka falënderuar vendet aleate për përkrahjen në heqjen e sanksioneve.
Presidentja Osmani tha se këto masa kanë qenë të padrejta dhe kanë pasur ndikim negativ në jetën e kosovarëve
“Bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për të hequr të gjitha masat e BE-së kundër Kosovës, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni se ky vendim tani është zbatuar plotësisht. Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës
“Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani. /KosovaPress/