E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Hetimi per 21 janarin vijon Rama u perpoq te permbyste pushtetin me dhune

Po pret fjalën e fundit të drejtësisë. Kryeministri Berisha shmangu çdo koment mbi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit për 21 janarin-tha se procesi ende nuk ka përfunduar.
“Një proces hetimor është në vijim, kërkova që drejtësia të thotë fjalën e vet për cdo aspekt të këtij akti të shëmtuar, ne po presim”,-deklaroi Berisha.
Kryetari i qeverisë po bashkëbisedonte me të rinjtë e PPE-së, kur u risolli në vëmendje se çfarë ishte për kryeminmistrin e Shqipërisë demonstrata para zyrës së tij 2 vite të shkuara. Kryetari i opozitës Edi Rama tentoi rrëzimin me dhunë të një qeverie të dalë nga zgjedhjet e lira dhe bllokoi procesin e integrimit të Shqipërisë-tha Berisha.
“Më 21 janar bazuar në një video kryekëput të falsifikuar ky zotëri mendoi se mund të përmbyste pushtetin me dhunë, protesues dhe persona të paguar nga bota e krimit, mendoi se do të përmbyste pushtetin me dhunë. Përgatiti një fjalim mori megafonin, u instalua tek kullat duke besuar se nga ky ballkon do të mund të përshëndeste mbështetesit që do rrëzsonin qeverinë”- deklaroi Berisha.

Berisha: Pas zgjedhjeve drejt referendumit për votimin e 3 ligjeve
Bllokimi i radhës i integrimit- deklaroi kryeministri -është mosvotimi i tre ligjeve që kërkon komisioni Europian, për çka sipas tij, pas zgjedhjeve parlamentare do të vendoset me referendum popullor. Është momenti për ironinë e radhës me kundërshtarin politik, i cili u zgjodh zv.kryetar i internacionales socialiste.
“Zotëria i cili për merita të bllokimit të ligjeve dhe për gjeografi u zgjodh nënkryetar i Interancionales Socialiste. Ju jeni udhëheqës të rinj, por ju them ju se kjo Interancionale shndërrohet si repart i kominternit. Erdhën një herë dhe bënë një mbledhje në Tiranë e lëshuan një komunikatë kundër meje, ngjante me deklaratën e kominternit kundër borgjezisë. Këto nuk më bënë përshtypje”- tha ai.

Berisha: Të sigurtë në fitoren e 23 qershorit, Rama do i kontestojë
Mazhoranca është e sigurt që do të fitojë më 23 qershor dhe po aq e sigurt që kryetari i opozitës sërish do të kontestojë zgjedhjet.
“Rama pas cdo disfatë elektorale deklaron se më vodhën votën, problemi është ndryshe. Ne kemi sistemin me transparent të numërimit të votave dhe kjo i ka shpëtuar zgjedhjet tona. Sistemi ynë i numërimit është shpëtimtar kur ka persona që nuk duan të pranojnë votën. Ky sistem i saktë ka bërë që cdo lloj pretendimi të faktohet nul, i pavlerë. Zgjedhjet që vijnë do jenë të rregullta, dhe natyrisht Rama nuk do njohë rezultatin sepse ai nuk njeh asnjë rezultat që i jep humbjen atij”-vijoi kryeministri.

Berisha: Anëtarësimet në PD, certifikata e fitores më 23 qershor
Të rinjtë e PPE-së, forumi që ka rreth 70 parti të djathta e të qendrës së djathtë uroi demokratët në Shqipëri për fitoren e zgjedhjeve. Paketa e reformave fiskale të shpallura se fundmi në ndihmë të qytetarëve, fermerëve dhe biznesve do të garantojë këtë-tha kryeministri Berisha.
“Unë dua t’ju rrëfej se kjo parti është e lidhur me shumë se cdo parti tjetër që ju mund të imagjinoni, me të rinjtë dhe të rejat. Por, po të shkojmë 22 vjet me parë kjo është dhurata me e bukur që të rinjtë e e vendit i bënë kombit shqiptar. Ata mbeten energjia kryesore e kësaj partie por edhe vizioni më i ndritur i saj. Ata kanë luajtur rol përcaktues në të gjitha iftoret e PD-së dhe në të gjitha reformat e realizuara nga kjo pati gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dje isha në durrës, ku mund t’ju them të vërtetën se u mrekullova, takova 3 mijë të rinj, që sapo ishin anëtarësuar në PD në qarkun e Durrësit, nuk mund të kishte besim më epror sesa besimi i të rinjve në këtë parti. Pas 22 vitesh themelim dhe 8 vite në pushtet, ky besim dhe mbështetje është certifikatë e fitores së ardhshme”, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›