E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresimi i kushteve ne Teater

Kushtet e artistëve në prova ndryshojnë dukshëm nga shfaqjet. Në procesin e përgatitjes së premierave ato nuk kanë sistem ngrohje, sepse ka kosto të lartë dhe ajo është e dukshme, pasi shpesh ata janë të mbërthyer me shall deri në fyt.

Ndërsa premiera na servir një atmosferë ndryshe me dekolte dhe kostumesic e do dhe performanca dhe këngëtarët dhe aktorët nuk rrinë të strukur, pasi sistemi i ngrohjes funksionon.
Drejtuesit e institucioneve kulturore edhe pse pranojnë se vitet e fundit është investuar më shumë se asnjëherë në kulturë kërkojnë që një pjesë e të ardhurave nga biletat të përdoren për shërbimet operative. Që nga viti 2005 ata nuk përfitojnë asnjë përqindje nga biletat dhe dhënia me qera e sallave.

Drejtori i Teatrit Kombetar Kristaq Skrami thotë se kjo shumë do të shkoj për rritjen e cilësisë artistike.

Ndërsa drejtori i Teatrit të operas dhe Baletit Zhani Ciko është i mendimit se këto të ardhura do përmirësonin sistemin e ngrohjes në salla në kohë provash apo promovimin më cilësor të shfaqjeve përmes formave moderne.

Drejtuesit kanë një shpresë qe nëse i lihen në dispozicion 70 përqind e të ardhurave të vjela nga biletat kushtet e punës do mund të përmirësohen disi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›