E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Hyrja në NATO, epokë e re

Sot shënohet 1-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha e vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një epokë të re për shqiptarët. Ai deklaroi se ashtu si për anëtarësimin në NATO, qeveria do ndërmarrë një sërë reformash edhe për anëtarësimin ne Bashkimin Europian. "Zgjedhjet e lira ishin kusht për në NATO. Ne realizuam zgjedhjet më të mira. Ne do punojmë me vendosmëri edhe për anëtarësimin ne BE, ndaj do ndërmarrim reforma të gjjthënashme për procesin. Reformat do jenë në interes të qytetarëve. Ne do marrim çdo reformë dhe do bëjmë çdo ligj për integrimin", theksoi ai.

Berisha pohoi se dita e sotme shënon ngjarjen më të madhe për Shqipërinë pas shpalljes së pavarësisë dhe ngjarjen më të rëndësishme në fushën e sigurisë pas luftës së Skënderbeu. Ai falenderoi udhëheqësit ushtarakë, por edhe ish-presidentin Bush e presidentin amerikan Obama për mbështetjen dhënë Shqipërisë.

"Ndaj shpreh mirënnjohje për gjithë ata që kontribuan për hyrjen e Shqipërisë në NATO 1 vit më parë. I shpreh mirënjohje të thellë të gjithë qeverive dhe kryetarëve të shteteve, udhëheqësve ushtarakë që mbështetën vendin tonë për të merituar anëtarësimin", theksoi Berisha, në fjalën e tij në një konferencë të zhvilluar me këtë rast në Ushtarake "Skënderbej".

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami fjalën e tij se në këtë 1 përvjetor përshëndeti Forcat e Armatosura që dhanë kontribut të shquar për këtë arritje. "Jemi krenar që flamuri shqiptar valëvitet në Bruksel krahas vendeve të tjera anëtare në NATO. Ne jemi krenar për këtë arritje historike", tha Imami.
Ministri i Mbrojtjes, shtoi se Forcat e Aramtosura janë shdërruar në një forcë të trajnuar mirë. Imami vlerësoi edhe mbështetjen financiare të qeverise më 2% të GDP-së për mirëfunksionimin e saj. "Por ne kemi shumë rrugë për të bërë. Synimi është që FA të kenë stërvitje, trajnim e edukim", pohoi ai.
Imami theksoi se 1 vit pas anëtarësimit, Shqipëria ka rritur kontributet në operacionet paqeruajtëse në Afganistan, çad, e Bosnje-Hercegovinë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Maksim Malaj, pohoi se anëtarësimi në NATO kërkon angazhim në marrëdheniet e partneritetit me Aleancën. "2010 është me rëndësi për realizmin e transformimit në FA", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›