Operacion antidrogë Shqipëri-Itali, kapet 900 kg hashash
Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e 900 kilogramë hashash dhe vënien në pranga të tre shtetasve shqiptarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj në një konferencë për shtyp dha detajet e një operacionit . Sipas tij, bllokimi i sasisë së drogës është bërë në Leçe të Italisë. Policia nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarëve të kapur në Itali.
"Identitetet e tre shtetasve të arrestuar do të bëhen me dije më vonë", tha Burgaj.