Berisha Integrimi ne BE bazuar ne merita

Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të
Këshillit të Evropës, që po mbahet në Strasburg, deklaroi se integrimi i
vendit në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në merita.
"Shqipëria po ndërton infrastrukturë moderne, në 5 vite kemi pasur rritje ekonomike", tha në fjalën e tij kryeministri Berisha, ndërkohë që kujtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 1995 në këtë organizatë ka qenë plotësim i një ëndrre të madhe. Berisha në fjalën e tij foli për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.
"Duam të ndërgjegjësojmë popujt kundër konflikteve fetare. Prioriteti ynë janë cështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe edukimin e saj", tha Berisha.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland. Nga Strasburgu, Berisha do të niset për në Turqi, ku do të marrë pjesë të martën, më datë 26 qershor, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, në të cilën Shqipëria aderon.
Iniciativa e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është themeluar në vitin 1992 dhe përfshin 11 vende anëtare: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve anëtare.