Berisha-Jahjaga: Keqardhje për fenomenin e albanofobisë
Konferenca në Mynih, Kryeministri takon Presidenten e Kosovës
Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit në Mynih, zhvilloi një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga dhe delegacionin pjesëmarrës së Republikës së Kosovës në konferencë.
Gjatë takimit dhe drekës, Kryeministri Berisha dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan faktin se Republika e Kosovës është shndërruar tashmë në një faktor real e të rëndësishëm të paqes e sigurisë e bashkëpunimit në Rajon e më gjerë. Sikundër shprehen keqardhjen e thellë për fenomenin e albanofobisë, i cili është tërësisht i pabazuar dhe i mbështetur në mentalitete të tejkaluara dhe nuk i shërben aspak konsolidimit të paqes dhe bashkëpunimit në Rajon, por edhe projekteve madhore të integrimit europian të Rajonit.
Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z. Enver Hoxhaj, Ministri për Çështjet e Sigurisë z. Agim Ceku dhe ambasadorët e të dy vendeve në Republikën Federale të Gjermanisë.