Komisioneri për Zgjerimin në BE, Fyle të hënën në Tiranë për 3 ligjet e statusit

Stefan Fyle, gjatë vizitës në Shqipëri pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe kreun e opozitës, Edi Rama
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, pritet të mbërrijë sot në mbrëmje në Tiranë. Ndërsa gjatë ditës së hënë Komisioneri për Zgjerimin do të takohet fillimisht me ambasadorët e BE dhe të OSBE në Tiranë, e më pas të do të vijojë takimet me drejtuesit keryesorë të politikës. Është parashikuar që rreth orës 10:45 Fyle të takohet me Kryeministrin Sali Berisha, për tu pasur me takimin mes tij dhe liderit të opozitës, Edi Rama, takim që pritet të zhvillohet rreth orës 12:05. Pas përfundimit të këtyre takimeve Fyle pritet të takojë dhe Presidentin Bujar Nishani. Qëllimi i kësaj vizite është të bindë mazhorancën dhe opozitën të gjejnë kompromisin për votimin e 3 ligjeve në Parlament, në mënyrë që Komisioni Eruopian t’i drejtohet në prill Këshillit të Ministrave të BE-së, me propozimin konkret për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Pak ditë më parë, në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, mbi situatën në Shqipëri, Fyle është shprehur se “Zgjedhjet në Shqipëri janë shumë të rëndësishme, por nuk mund të zgjidhin çështjet kritike që janë kultura e kompromisit dhe mungesa e gjithëpërfshirës”.
...