E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jam për Parlament me dy dhoma, por jo për uljen e numrit të deputetëve

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot kundër idesë së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për uljen e numrit të deputetëve në një sistem të Kuvendit me një dhomë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se mbështet idenë e ndarjes së parlamentit në dy dhoma, atë të deputetëve dhe Senatit.

Ai propozoi një model ku do të ruheshin 140 përfaqësues, por të ndarë në 100 deputetë dhe 40 senatorë.

“Rama po mendon se Shqipëria po shkon drejt shuarjes dhe nuk i duhen deputetët. Unë jam dhe kam qenë për dy dhoma. Për të patur Dhomën e Deputetëve dhe Dhomën Senatit”, u shpeh Berisha.

“Nëse kjo bëhet, atëherë mund të mbahet numri 140 nga të cilët 100 të jenë deputetë dhe 40 senatorë. Pra me një dhomë nuk jam që të ndryshojë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se nuk mbështet nismat e ndërmarra nga Partia Socialiste.

“Nuk mbështes asnjë nismë të PS-së, në mënyrë të prerë. Asnjë nismë”, tha ai.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›