E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Janë mbledhur 2/3 e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD

Nga Peshkopia, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, ish kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës. “Kanë firmosur mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendit për ta kthyer PD në lartësinë e saj dhe te ecjes së sigurt drejt fitores që meriton”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se PD nuk ka lider dhe se në 2017-ën kishte menduar të rikthehej në krye të partisë. Berisha gjithashtu shtoi se e habiti vendimi i SHBA për ta shpallur non-grata për korrupsion. 

“Do të përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë. PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme, nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj. Vetëm 19% e shqiptarëve që kanë votuar PD, kishin votuar për kryetarin. Në 2017-ën kur i kërkova dorëheqjen, ndoshta duhet të kisha vendosur të rikthehesha,” tha Berisha. Në këtë takim, nuk ishte asnjë deputet i PD-së i pranishëm, as Xhelal Mziu, as Kreshnik Çollaku dhe as Dhurata Çupi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›