Berisha Javet na ndajne nga heqja e vizave

Kerkoj vleresim te ndershem nga kryetaret e shteteve. Berisha flet per Kosoven Kam ftuar Tadicin ne Shqiperi.
Shqiptaret se shpejti do te gezojne endrren e madhe te udhetimit pa viza drejt vendeve te Bashkimit Evropian. Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste dhene Zerit te Amerikes eshte shprehur i sigurt se shqiptaret do te levizin pa viza ne fund te vitit 2010. Jam i sigurt qe shqiptaret do te udhetojne pa viza procesi po ecen ne rrugen e tij me normale. 6 muaj me pare kur eshte shtruar problemi ka pasur skepticizem. Por te gjithe ata qe erdhen dhe i pane gjerat ne vend u larguan me pershtypje teresisht te ndryshme me ato qe kishin ardhur. Asnje kryetari shteti nuk i kerkoj gje tjeter vecse vleresim te ndershem te atyre qe kemi bere - deklaroi z. Berisha ne intervisten e dhene gjate qendrimit ne Nju Jork. Sipas Berishes i cili komentoi edhe marredheniet mes Kosoves dhe Serbise dy shtetet fqinje duhet te permiresojne raportet pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Ne lidhje me debatin ne OKB per Kosoven Berisha u shpreh se rezoluta eshte nje dokument absolutisht i pershtatshem per te dyja palet. shte ne kodin moral te qeverive demokratike qe te respektojne ligjet. Ne kete kontekst uroj te shoh nje dialog sa me shpejt te nisur mes Prishtines e Beogradit per ceshtje praktike e humanitare. Une e kam ftuar Tadicin te vije ne Tirane dhe kam shprehur deshiren time per te vizituar Beogradin - deklaroi z. Berisha. Kryeministri i Shqiperise komentoi gjithashtu prirjet e reja te krijuara ne Ballkan pas miratimit te rezolutes serbe per Kosoven ne Kombet e Bashkuara me ndihmen e Bashkimit Evropian. Ai i beri komentet te enjten pak para se te largohej nga Nju Jorku ku kishte shkuar per te ndihmuar ne njohje te metejshme te Kosoves.