Berisha: Karla Del Ponte si Agata Kristi
Kryeministri Sali Berisha hedh poshte akuzat e rrembimit dhe transportimit te serbeve nga Kosova ne Shqiperi ne fund te luftes, ne vitin 1999 dhe vlereson se akuzat e prokurores se Hages, Karla Del Ponte, ne librin e saj, i ngjajne romaneve te Agata Kristit. Ne nje interviste per BBC, Berisha u ndal ne pretendimet e Del Pontes, duke e krahasuar ate me ikonen e romaneve horror.
Human Rights Watch beri thirrje qe qeveria shqiptare te hetoje seriozisht dyshimet per zhdukje te serbeve me 1999. Ju keni bere hetime?
Eshte bere nje hetim nga prokurore kombetare dhe nderkombetare dhe nuk eshte gjetur asnje prove per kete. Kjo eshte e gjithe ajo qe mund te them lidhur me keto akuza, te cilat ne pikepamjen time i ngjajne nje romani te Agata Kristit apo dicka e tille; nje roman i ish-prokurores.
Pra Carla del Ponte eshte Agata Kristi?
Jo, ajo eshte shume larg kesaj. Agata Kristi eshte nje nga shkrimtaret me te respektuara. Imitimet jane imitime. Megjithate, Shqiperia e ka shqyrtuar kete ceshtje dhe nuk ka gjetur asnje prove.
Pra ju po refuzoni thirrjen e Human Rights Watch per nje hetim te pavarur per zhdukjen e 400 serbeve pas luftes ne Kosove?
Mendimi juaj eshte mendimi juaj, jo i imi. Shqiperia nuk ka asgje per te fshehur ndaj askujt, por meqenese Kombet e Bashkuara kane ngritur nje gjykate nderkombetare per kete ceshtje, ne cdo aspekt Shqiperia ka qene, eshte dhe do te jete e hapur ndaj kesaj gjykate. Por, sinqerisht me vjen keq, se duke qene ne krye te kesaj gjykate per kaq shume vite, me ane te ketyre akuzave duket se (Del Ponte) akuzon me teper vetveten. Pse ajo nuk vjen per te me takuar mua? Une e njoh ate.
Pse mendoni se po behen keto akuza?
Une nuk mund ta di psikologjine e saj. Ajo qe di eshte se ajo nuk ka paraqitur kurre kerkese zyrtare ndaj qeverise time per kete ceshtje. Sigurisht, ne cdo rast do te jepja ndihmen time. Qendrimi im eshte publik: nese ka krime lufte, ato duhet te ndeshkohen pavaresisht etnise ose origjines dhe une e mbeshtes plotesisht kete parim.
Shqiperia mori ftesen e anetaresimit ne NATO muajin e kaluar. Megjithate, ju jeni ne nje situate rajonale shume te veshtire. Ka zgjedhje te parakohshme ne Serbi ne fund te kesaj jave, ne Kosove mandati i Misionit te BE-se eshte i paqarte. A ju shqetesojne ato qe po ndodhin perreth jush?
Asnje rajon tjeter nuk ka ndryshuar me shume sesa rajoni yne, por ka ende probleme. Mendoj se keto probleme do te zgjidhen. Serbia nuk ka te ardhme tjeter pervecse te ardhmes evropiane. Duhet te kemi durim. Beogradi do te clirohet nga mitet dhe do t`i kthehet realitetit. Ceshtja e mandatit te Misionit te BE-se eshte ne diskutim, por problemi i vertete eshte Mitrovica Veriore. Ne kendveshtrimin tim Kombet e Bashkuara duhet te permbushin mandatin e tyre ne Mitrovicen Veriore. Do te ishte nje gje e rrezikshme nese dikush mendon se ne mund te pranojme nje ndarje te bute. Kjo eshte nje gje teper, teper e gabuar. Inkurajimi i rreziqeve ne rajon, duke u bazuar ne shtete etnikisht te pastra, eshte shume i padobishem per te gjithe ne. Une mendoj se komuniteti nderkombetar duhet te jete shume i qarte me Beogradin. Beogradi duhet te ndaloje praktikat e manipulimit te ketyre komunave dhe prishjen e paqes ne rajon me ane te tyre, sepse nje territor akoma me i madh popullohet me shqiptare ne Serbi dhe gjithashtu nje territor i madh banohet me hungareze. Mendoj se duhet t`u permbahemi kufijve nderkombetare dhe te shikojme drejt BE-se.
Nese Mitrovica veriore ndahet nga Kosova, a mund te ringjalle kjo endrren per Shqiperine e Madhe?
Jo. Kjo nuk mund te ndodhe. As e para, as e dyta. Megjithate, ne cdo rast shqiptaret do te humbitnin. Komuniteti nderkombetar duhet t'ia beje te qarte Beogradit se nje manipulim i tille eshte i papranueshem.
HRW u nxit nga Del Ponte
Reagimi i Berishes vjen pasi organizata "Human Rights Watch" ka thene se qeveria shqiptare duhet te nise hetimet per te zbuluar se cfare ka ndodhur me 400 serbe te zhdukur ne ate kohe. Akuzat u bene fillimisht publike ne nje liber te ish-Kryeprokurores se Tribunalit Nderkombetar te Hages, Carla del Ponte. Ajo supozon se serbet jane transportuar ne Shqiperine e Veriut, ku disa prej tyre u vrane, me qellim marrjen e organeve per trafik.