Berisha Kemi ecur me shume se Evropa Lindore

Sali Berisha NOA/LSA
Milano 18 Janar 2011 NOA 8211 Rruga qe kemi pershkruar deri tani ka qene shume e gjate. Por duke marre ne konsiderate kushtet ne te cilat e nisnim rrugetimin tone Shqiperia ka perparuar me me shpejtesi se vendet e tjera.
Kete vleresim te guximshem ka bere kryeministri shqiptar Sali Berisha ndersa ndodhet sot ne Itali ne Forumin Ekonomik te Milanos.
Duke folur ne nje interviste per te perditshmen italiane Il Sole 24 ore Berisha kujtoi faktin se 20 vite me pare ne kohen e renies se komunizmit ishim realiteti me i varfer ne Evrope dhe shtoi Sot rritja e GDP-se eshte 3.3 ne vit inflacioni eshte 2.2. Sipas Berishes te gjitha keto na bejne te jemi optimiste.
Kryeministri me tej u ndal ne lidhjet ekonomike shqiptaro-italiane Marredheniet midis dy vendeve tona jane shume te ngushta. Italia eshte vendi kryesor per eksportet shqiptare me 58 ne vitin 2009 ne 71 ne vitin 2010. Nga te gjitha rajonet e Italise rajoni i Lombardise eshte i dyti mbas atij te Puglias nga bashkepunetoret ekonomike kryesore. Dhe kjo na gezon pa mase.
Ketu Berisha sugjeroi se deshirojme te forcojme prezencen e kompanive te vogla te mesme qe ndodhen ne vendin tone si ne ndertim ne tekstile dhe kepuce me ndihme e kompanive financiare prezente ne Shqiperi si banka e Gruppo Veneto dhe Intesa San Paolo per te terhequr te tjera kompani aktive ne sektorin e energjise hidroelektrik ate eolik etj..
Berisha eshte ndalur tek investimet italiane ne Shqiperi dhe bashkepunimi ne fusha prioritare si turizmi dhe energjia. Sipas tij Italia mbetet vendi kryesor sa i perket eksporteve shqiptare qe shenjuan rritjen me te madhe ekonomike nder 20 vjet.
Kryeministri ka permendur gjithashtu potencialet e medha qe ofron Shqiperia ne fushen turizmit duke ftuar biznesin e Lombardise te behet pjese e investimeve ne kete sektor.
Vendi yne ofron mundesi te shumta per biznes ka nje bregdet te mrekullueshem dhe eshte i hapur per turizem eshte i pasur me pasuri natyrore dhe eshte nje parajse per energjine alternative. Jemi duke i dhene vendit infrastrukturen rruget dhe cdo gje tjeter te nevojshme per te terhequr biznesmenet e huaj. Mbetet vetem veshtiresia per te zgjedhur. 8211 pohoi z.Berisha.
I pyetur nga gazeta Il Sole 24 ore lidhur me imazhin e Shqiperise 20 vjet pas eksodit masiv kryeministri thote se vendin e ketij realiteti e ka zene ai i nje vendi ne zhvillim.
Shqiperia nuk eshte me vend i anijeve te vjetra te mbushura me mjerim dhe klandestine te hedhur ne bankinat e Portit te Barit 20 vite me pas duhet te zevendesojme kete imazh te ngulitur ne memorien kolektive me ate te nje vendi ne gjendje per t8217i ofruar kompanive italiane shume mundesi biznesi
Lidhur me mundesite qe ofron Shqiperia per te gjithe emigrantet shqiptare kryeministri Berisha tha se qeveria mbetet e hapur per te gjithe te talentuarit qe duan te angazhohen ne vendin e lindjes.
Ne i duam ketu ne Shqiperi qytetaret tane. I duam te kthehen ne shtepi talentet tona. Pa bere asnje diference per vendet ne te cilat kane emigruar Greqi apo Itali. Per te gjithe ka nje program te cilin e kemi quajtur Brain Gain i cili perben per ne nje faktor shume te rendesishem ka financime te palimituara gati ne rast se keta qytetare shqiptare te talentuar do te trokasin ne dyert tona qe per ta jane dhe do te mbeten gjithmone te hapura.
Sakaq Kryeministri Berisha iu adresua me nje fjale sot paradite Forumit Ekonomik Shqiperi-Itali i cili u zhvillua ne Pallatin Turati ne Milano me pjesemarrjen e rreth 100 biznesmene shqiptare dhe 100 perfaqesues te sipermarrjeve italiane. Berisha prezantoi atje zhvillimet ekonomike dhe potencialet e Shqiperise.
j.m/NOA