Berisha Shqiperia mundesi te medha ekonomike

Sali Berisha
Milano Itali 18 janar NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha perpara nisjes se Forumit Ekonomik Shqiperi-Itali i cili po zhvillohet ne Milano zhvilloi nje takim me kryetaren e Bashkise se Milanos Letizia Moratti me Presidentin e rajonit te Lombardise Roberto Formigoni dhe me Presidentin e Provinces se Milanos Guido Podesta.
Presidenti i Rajonit te Lombardise Formigoni pasi i uroi mireseardhjen Kryeministrit theksoi raportet e shkelqyera midis dy vendeve ne menyre te vecante ato me karakter ekonomik dhe ne kete funksion edhe Forumi Ekonomik do te jete mundesi e shkelqyer per bizneset e dy vendeve per te vendosur raportet me interes te perbashket.
Formigoni duke shprehur kenaqesine qe shume biznesmene lombarde kane shtrire me sukses aktivitetet e tyre ne Shqiperi u shpreh se do te ishte me shume interes qe raportet ekonomike me Shqiperine te shtrihen edhe me tej pasi sic theksoi ai Shqiperia nuk eshte vetem nje vend mik por edhe nje vend me potencial te jashtezakonshem.
Kryetarja e bashkise se Milanos Moratti vleresoi rolin e komunitetit shqiptar ne Itali si nje faktor i rendesishem ne forcimin e raporteve dhe miqesise midis dy vendeve. Ajo u shpreh se komuniteti shqiptar ne pergjithesi dhe ne vecanti ai ne Milano eshte nje nder komunitetet me te medha dhe me te mire integruara.
Nje shtylle e forte e miqesise dhe e bashkepunimit ne nivel ekonomik kulturor shkencor dhe intelektual midis dy vendeve jane edhe studentet shqiptare qe studiojne ne universitet italiane te cilet jane biznesmenet e ardhshem por dhe ura lidhese midis dy vendeve tha ajo.
Moratti vleresoi edhe bashkepunimin me Fondacionin kulturor Nene Tereza ne bashkepunim me te cilen sot kurorezohet ne Milano nje iniciative e rendesishme kulturore celja e ekspozites ne nderim te kesaj figure te rendesishme per mbare njerezimin dhe qe perfaqeson gjithashtu vlerat me te mira te popullit shqiptar.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine e marrjes pjese ne kete Forum te perbashket Ekonomik. shte nje kenaqesi dhe mundesi shume e mire per te prezantuar vendin tim dhe potencialet ekonomike te tij perpara investitoreve lombarde dhe ne nje nga rajonet me te zhvilluara te Italise sic eshte Lombardia u shpreh Kryeministri.
Me tej Kryeministri theksoi se Shqiperia eshte nje vend i vogel por me mundesi te jashtezakonshme me ekonomi vibrante dhe me potenciale te medha per tu zhvilluar me tej.
Ne qender te politikave te qeverise time eshte ekonomia e tregut ndaj edhe forcimi dhe zhvillimi i saj eshte shume i rendesishem. Ne baze te te gjitha marredhenieve si politike diplomatike shoqerore ndodhet infrastruktura e marredhenieve ekonomike prandaj eshte e rendesishme ti forcojme ato edhe me tej tha Berisha.
Duke vleresua marredheniet shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve Kryeministri Berisha theksoi se Italia solidariteti i saj dhe i vendeve mike kane qene kontribuuesit kryesore ne ndryshimin dhe zhvillimin e Shqiperise.
Kryeministri Berisha e cilesoi celjen e ekspozites ne nderim te figures se Nene Terezes si nje detyrim per gjithe dinjitetin qe kjo grua i jep qenies njerezore. Ai nenshkroi edhe Librin e Personaliteteve me te shquara qe kane vizituar Dhomen e Tregtise dhe Industrise se Milanos.
a.k/NOA